Aktuale Më shumë

Përurohet sheshi në qendër të Tuzit

Prej tvteuta18:09, 9 Qershor 2023

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe modelja me famë botërore, Emina Çunmulaj hapën sot zyrtarisht – Sheshin e ri të Tuzit! Investimi prej 900.240,24 € për ndërtimin e këtij Sheshi është ndër investimet më të rëndësishme, thonë nga Komuna e Tuzit,  i cili i jep jetë dhe gjallëri qytetit.

“Një shesh ku qytetarët mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë  por edhe vend ku do të ketë shumë aktivitete kulturore e sportive”, tha mes tjerash kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj, në fjalën e tij të rastit. Ai falënderoi Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn për kontributin e jashtëzakonshëm duke bërë financimin e komplet Sheshit, duke sjellë aty një pjesë të Tiranës.

Në anën tjetër modelja Çunmulaj shprehu entuziazmin për mënyrën se si çdo ditë e më shumë po transformohet vendlindja e saj dhe kënaqësinë që ndjen sa her që kthehet atje së bashku me familjen e vet.

  • 1

    Radio