Aktuale Më shumë

Kërcënimet me bomba: Anulohet testimi ekstern i matematikës

Prej tvteuta17:55, 8 Qershor 2023

Disa shkolla në Mal të Zi, si dhe ndërtesa e Kuvendit, u evakuuan ditën e sotme pas njoftimeve të reja për bomba. Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se po ndërmerren masa dhe veprime për këtë rast dhe se janë duke u zhvilluar kontrolle. Shkollat ​​janë evakuuar në disa qytete, përfshirë edhe Ulqinin, ndërsa njoftimet edhe në këtë rast dolën të rreme.

Lidhur me kërcënimet Ministria e Arsimit ka njoftuar se ministri Miomir Vojinoviq ka biseduar me udhëheqjen e Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të marrë masat dhe veprimet e duhura.

Nga kjo ministri po ashtu kanë njoftuar se testimi ekstern i planifikuar për vitet e nënta të shkollës fillore në lëndën e matematikës, është anuluar për shkak të kërcënimeve. Testimi është anuluar në bashkëpunim dhe në bazë të konstatimeve dhe opinioneve të Drejtorisë së Policisë për vlerësimet e sigurisë të institucioneve ku do të testoheshin njohuritë e nxënësve, thonë nga ministria.  Njoftime për bomba kanë arritur edhe në Gykatën e Lartë, ndërsa janë evakuuar edhe ndërtesa e Gjykatës Supreme dhe të Apelit.

  • 1

    Radio