Aktuale Më shumë

KKSH u drejtohet komunave për mos zbatimin e gjuhës shqipe në institucione

Prej tvteuta13:13, 8 Qershor 2023

Në bazë të projektit “Pozita zyrtare e gjuhës shqipe në Malin e Zi”, e realizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këtij institucioni z. Faik Nika, u është drejtuar të gjitha Komunave në Mal të Zi ku shqiptarët përbëjne mbi 5% të banorëve, konkretisht duke u dërguar rezultatet e realizimit të këtij projektit, të gjithë Kryetarëve të Komunave dhe Kryetarëve të Kuvendeve të këtyre Komunave, me një shkresë përcjellëse me anë të së cilës njofton për mos zbatimin e gjuhës shqipe në institucione dhe me kërkesen që të merren masa mbrenda institucioneve, me qëllim mundësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në të njejtin nivel që përdoret gjuha zyrtare.

Ndër komunat të cilave u është dërguar ky projekt bëjnë pjesë:

  1. Komuna e Ulqinit
  2. Komuna e Tivarit
  3. Komuna e Tuzit
  4. Komuna e Plavës
  5. Komuna e Gucisë
  6. Komuna e Rozhajës

Më poshtë mund të gjeni dokumentin në fjalë.

 

Rezultatët e projektit ”Pozita zyrtare e gjuhës shqipe në Malin e Zi”.

 

  • 1

    Radio