Aktuale Më shumë

“Qendra e Provimeve duhet të kishte menduar më herët për integritetin e arsimit”

Prej tvteuta09:51, 6 Qershor 2023

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, konsideron se fajin për kopjimin e provimeve të maturës e kanë të gjithë, nga organet arsimore e deri te drejtorët e shkollave dhe se Qendra e Provimeve është dashur që më herët të kujdeset për integritetin e arsimit. Ai në emisionin e mëngjesit në Televizionin e Malit të Zi theksoi se problemi i kopjuesve dhe mashtruesve duhet gjetur në afat të gjatë.

Të premten, një grup maturantësh kanë protestuar me prindërit përpara Qendrës së Provimeve dhe Ministrisë së Arsimit, duke protestuar se nuk kanë kaluar provimet në gjuhën amtare në kuadër të vlerësimit të njohurive të jashtme. 533 prej tyre kanë marrë zero pikë.

  • 1

    Radio