Sociale Më shumë

Aksion pastrimi në kuadër të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit

Prej tvteuta10:36, 6 Qershor 2023

Për nderë të Ditës Botërore të Mjedisit , Komuna e Ulqinit më 06qershor 2023 organizon akcion të madh të pastrimit, me sloganin” Sepse e duam Ulqinin”

Aksioni është pjesë e projektit ” Building LBBUEC (Lower Bojana Basin and Ulcinj Ecosystem Comple)

resilience dhe OJQ EnvPro. Akcionit të Komunës deri tani janë bashkangjitur sh.p.k “Veprimtari Komunale” , “Ndërmarrja Publike ” për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave Ulqin, Shkollat fillore

” Boshko Strugar”, Marshall Tito”, “Marko Nuculloviq” dhe “Bedri Elezaga”, shoqatat MogUl , Martin Scheinder Jacoby Associat.

Në Emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ishte e ftuar Sekretaria e Sekretariatit për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Ekologji , Zeqarie Sulejmani ku foli per rrjedhen e programit të këtij aksioni.

Sipas programit , akcioni do të zhvillohet sot më datën 06.06.2023. Në intervalin kohor 09:00-13:00 në 4 lokacione:

1.Lokacioni I : Kalaja – Rana – Pylli i Pishave

2.  Lokacioni II : Rruga Mëhalla e Re – Valdanosi

3.Lokacioni III: Qendra e Shtojit

4.Lokacioni IV: Qendra e Katërkollës

Sulejmani shtoi:”Qëllimi i këtij aksionit të pastrimit është rritja e ndërgjeësimit të qytetarve dhe komunitetit lokal për rëndësin e ruajtjes të hapsirës së përbashkët të jetesës.

Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individ , institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit “

  • 1

    Radio