Sociale Më shumë

Aksioni i pastrimit të çamçakëzëve në nder të të ndjerit Osman Leskovci

Prej tvteuta17:24, 30 Maj 2023

Osman Leskovci një personazh i cili qytetit të Ulqinit i ka lënë shumë, e ajo që veçohet sot është humori që kishte.
Personazh që ditëve të sotme përmendet edhe nga të rinjtë.
Një personazh i thjeshtë, me një shkop në dorë që bridhte shëtitores së Ulqinit me vullnetin e pastër ta mirëmbajë atë.
Përveç ati personazhit të thjeshtë ikona e tij sot përshkruhet pozitivisht nga pothuajse të gjithë.
Dashuria për qytetin, për peshkimin, për këngën dhe thjeshtësia e tij që mbante të gjitha këto virtyte e bëri Osmanin nga një njeri të thjeshtë të mbesë sot një legjendë.

Në nder të të ndjerit dy vite pas vdekjes së tij, në plazhin e vogël u mbajt aksioni i pastrimit të çamçakëzëve. Aksioni i morr nga Shoqata “Ulqini” dhe Munib Abazi se bashku me folklorin Dolcinium ku në orët e para të së hënës munduan ta sillnin Osmanin në vendin ku po ta kërkoje e gjeje çdo ditë.

Përshkrimet nga njerëz që e njihnin dhe e takonin i dëgjojmë shpesh, por në këtë ditë me emocion foli edhe djali i të ndjerit, dukë thënë se i falënderon të gjithë për hapin që morën.

Të bësh dhe të vesh në pah punën tënde është e lehtë, por të bësh shumë pa dashur të vlerësohesh është për tu admiruar.

  • 1

    Radio