Aktuale Më shumë

Thirrje shoviniste të tifozëve të Sutjeskës. Reagon Prokuroria e Lartë

Prej tvteuta16:13, 30 Maj 2023

Thirrjet e një grupi të tifozëve të klubit të futbollit Sutjeska nga Nikshiqi, kanë sjellur reagime të shumta në Mal të Zi, pasi thirrjet e tyre janë përdorur në rastet e glorifikimit të gjenocidit në Srebrenicë. Në thirrjet e këtij grupi në Podgoricë, nuk është Përmendur Srebrenica, por është zevendësuar me Podgoricën, çka ka sjellur dënim të aktit si nga organizatat joqeveritare, ashtu edhe nga partitë politike, të cilat kanë bërë thirrje për reagim institucional.

Pothuajse të gjitha listat pjesmarrëse në zgjedhjet parlementare, përveç atyre të njohura për qëndrime pro serbe, kanë shprehu indinjatë për sjelljen e grupit të tifozëve, ndërsa këta të fundit kanë tentuar ta minimizojnë ngjarjen, duke thënë se thirrjet nuk kanë lidhje me gjenocidin në Srebrenicë dhe se partitë po e shfrytëzojnë rastin për fushatë zgjedhore.

Aktin e dënoi edhe kryetari i Nikshqit, Marko Kovaçeviq, i njohur për qëndrimet e tij konservatore dhe të djathta. Megjithatë, edhe ai u mundua që problemin ta minimizojë, duke e lidhur me situatën kur sipas tij, me dhunë janë përballur tifozët e Sutjeskës në Rozhajë. Ndërkohë, me iniciativë të veten, Prokuroria  e Lartë ka formuar lëndë për këtë rast, dhe ka filluar punën për identifikimin e tifozëve dhe grumbullimin e të dhënave.

  • 1

    Radio