Aktuale Më shumë

Gjurishiq: As baza dhe as nevoja që mjekët e zgjedhur të protestojnë

Prej tvteuta07:58, 28 Maj 2023

Lidhur me njoftimin e Sindikatës së Mjekëve të Zgjedhur të Malit të Zi se do të protestojnë për shkak se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nuk i përfillën kërkesat e tyre dhe nuk iu përgjigjën ftesës për mbledhje, Ministria e Shëndetësisë na njoftoi se Sindikata në fjalë nuk është përfaqësuese, as nuk është propozuar nga punëdhënësi si i tillë dhe nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e mbledhjes.

Sindikata e Mjekëve të Zgjedhur të Malit të Zi ka njoftuar më herët se Marrëveshja e re Kolektive e Degës është e padrejtë ndaj mjekëve të zgjedhur dhe se kërkojnë që modeli i strukturuar i përllogaritjes së pagave me kapitull dhe shërbime të kthehet në pagat tashmë të muajit maj.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Veprimtaritë Normative dhe Harmonizimin e Rregulloreve në Ministrinë e Shëndetësisë, Stevan Gjurishiq, tha për Portalin RTCG se Ministria e Shëndetësisë i kryen të gjitha aktivitetet në mënyrë transparente dhe me marrëveshje të të gjithëve në sistemin shëndetësor, kështu që Sindikata e Mjekëve të zgjedhur e Malit të Zi janë të informuar qartë edhe për të gjitha çështjet dhe faktorët e pagave të mjekëve dhe nuk ka asnjë bazë apo nevojë për protesta, sidomos për protesta të cilat, siç tha ai, kanë për qëllim arritjen e qëllimeve të tjera.

  • 1

    Radio