Aktuale Më shumë

Regjistrimet e reja në kopshte: Çmimi është më i lartë duke filluar nga ky vit

Prej tvteuta07:56, 28 Maj 2023

Qëndrimi gjithëditor i një fëmije në kopshteve shtetërore parashkollore do të jetë 50 euro, ndërsa prindërit e fëmijëve më të mëdhenj do të paguajnë 49 euro. Kështu është paralajmëruar nga Ministria e Arsimit.

Qëndrimi më i kushtueshëm është deri më tani i vetmi ndryshim në krahasim me vitin paraprak – ka mungesë të hapësirës, ​​pranon Ministria e Arsimit, e konfirmon edhe Shoqata e prindërve, në disa komuna.

Regjistrimet e fëmijëve në kopshtet shtetërore dhe private kanë nisur më 24 maj dhe vazhdojnë deri më 15 qershor. Çmimi i qëndrimit të fëmijëve në institucionet shtetërore deri më tani ishte 40 euro.

“Rritja do të vijë nga fillimi i shtatorit të këtij viti pas nënshkrimit të kontratave të reja me prindërit dhe përfundimit të regjistrimit të sivjetshëm të fëmijëve në institucionet parashkollore publike. Në disa zona, edhe deri më tani kostoja e qëndrimit dhe ushqyerjes së një fëmije nuk ka qenë maksimale, por secili bord administrativ i institucionit shikon kushtet dhe gjendjen e prindërve”, janë përgjigjur nga Ministria e Arsimit.

  • 1

    Radio