Aktuale Më shumë

Freedom House: Mali i Zi ende regjim hibrid. Pa përparime në vitin e kaluar

Prej tvteuta17:39, 24 Maj 2023

Në raportin e organizatës joqeveritare amerikane Freedom House për “Vendet në Tranzicion në 2023”, kur bëhet fjalë për gjendjen e demokracisë, në Mal të Zi është vërejtur një kthim prapa, transmeton Zëri i Amerikës. Raporti i Freedom House thotë se polarizimi politik në Mal të Zi, kryesisht rreth çështjes së identitetit kombëtar, çoi në rënien e dy qeverive. Gjithashtu, në Kuvend janë miratuar ligje që cenojnë të drejtat themelore të njeriut, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorum për shqyrtimin e akteve të kontestuara.

Megjithatë, sipas kësaj organizate, humbja e fundit e Millo Gjukanoviq në zgjedhje, i cili udhëhoqi vendin për më shumë se tre dekada,  ngjall shpresat se do të ketë një ndryshim të gjeneratave politike. Sipas raportit të Fridom House, si vitin e kaluar, Mali i Zi është në kategorinë e qeverive në tranzicion apo regjim hibrid. Raportin e komentoi edhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, i cili tha se nuk dëshiron të kritikoj Freedom House, pasi ata kanë metodologjinë dhe parimet e tyre.

“Për mua më e rëndësishmja është se çfarë mendojnë qytetarët e Malit të Zi dhe adresat përkatëse politike”.- tha kryeministri duke shtuar se mëngjesin e sotëm ka pasur një takim me senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe se disa ditë më parë në inaugurimin e presidentit Jakov Millatoviq janë mbledhur të gjithë liderët e rajonit, çka sipas tij është shumë domethënëse.

  • 1

    Radio