Aktuale Më shumë

Abazoviq: Të rinjtë në politikë rikthejnë shpresën dhe kanë forcën për të bërë ndryshime

Prej tvteuta08:52, 24 Maj 2023

Mali i Zi tani, krahasuar me tre vjet më parë, është një vend shumë më i mirë për të jetuar dhe tendencat demokratike kanë avancuar jashtëzakonisht shumë, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq gjatë një leksioni në Universitetin e Oksfordit. Abazoviq tha se të rinjtë në politikë rikthejnë shpresën dhe kanë forcën për të bërë ndryshime në shoqëri.

Pas leksioneve në Kembrixh, Harvard, Kolumbia, Loomsa, universitetet më prestigjioze në botë, sot kryeministri Abazoviq mbajti një leksion me ftesë të presidentit të Unionit të Oksfordit, Matthew Dick, shoqëria më e vjetër dhe më e madhe studentore në Oksford, e cila po feston 200 vjetorin e saj këtë vit.

“Kur doni që idetë tuaja të kenë sukses, është e rëndësishme të mos dorëzoheni, jini të sigurt për veten tuaj, pavarësisht presioneve, ecni përpara me guxim”, theksoi Abazoviq gjatë ligjëratës, duke shtuar se të rinjtë në politikë rikthejnë shpresën dhe kanë forcën për të bërë ndryshimet në shoqëri.

Duke folur për vendin tonë, kryeministri Abazoviq theksoi se Mali i Zi tani, krahasuar me tre vjet më parë, është një vend shumë më i mirë për të jetuar dhe se trendet demokratike kanë avancuar jashtëzakonisht.

  • 1

    Radio