Aktuale Më shumë

Tuz: Një person ka humbur jetën nga zjarri

Prej tvteuta07:58, 3 Prill 2023

Një person ka mbetur i vdekur nga zjarri që ka rënë mbrëmë në Tuz, njoftuan nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit e Podgoricës.

Shërbimi ka marrë njoftim se një ndërtesë banimi ka marrë flakë rreth orës 21:00.

“Në vendngjarje janë dërguar tre ekipe me nëntë zjarrfikës. Me të shkuar në vendngjarje është konstatuar se një objekt banimi ishte në flakë. Nga kontrolli i detajuar i objektit është konstatuar një person i plagosur për vdekje”, bëhet e ditur nga shërbimi.

Zjarri është shuar në orën 21:25.

  • 1

    Radio