Aktuale Më shumë

Abazoviq: Jam i sigurt për përparimin e mëtejshëm të Ulqinit

Prej tvteuta13:06, 1 Prill 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq ka uruar ditën e Komunës së Ulqinit.

“Jam i lumtur që kemi ndërmarrë aktivitete me forca të përbashkëta për të ruajtur burimet e rëndësishme strategjike komunale dhe shtetërore, si Kriporja, Valdanos dhe Ada, por edhe për të dalë nga hiri i simboleve të dikurshme të qytetit, hotele Jadran, Galeb dhe Mediteran. Besoj se kështu kemi treguar se Mali i Zi dhe Ulqini janë në rrugën e duhur”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se ndërtimi i urës mbi lumin Buna në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë do të jetë një kontribut kapital në përmirësimin e ofertës turistike, sepse, siç thekson Abazoviq, Ulqini është me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe i ka të gjitha predispozitat për të qenë një qendër e turizmit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, veçanërisht me valorizim të mëtejshëm të Plazhit të madh.

  • 1

    Radio