Aktuale Më shumë

Lojërat e fatit janë të rrezikshme për pastrim parash

Prej tvteuta07:49, 1 Prill 2023

Duke analizuar rrezikun e pastrimit të parave në Mal të Zi, Drejtoria e Policisë paralajmëroi veçanërisht për sektorin e lojërave të fatit pasi, siç vlerësuan ata, është i përshtatshëm për transaksione të mëdha të parave të gatshme që nuk kontrollohen lehtë. Ata e deklaruan këtë në Vlerësimin e Rrezikut të Krimit të Rënda dhe të Organizuar (SOCTA 2021). Sipas dokumentit të policisë, lojërat e fatit janë veçanërisht të rrezikshme.

Siç pretendohet, “është e rëndësishme të përmenden lojërat e fatit në internet, për shembull kur një qytetar i Malit të Zi hap një llogari në një kazino të huaj në internet, përmes një adrese emaili dhe transferon një shumë të madhe parash me origjinë të panjohur në llogarinë e tij, nga një kartë krediti ose platformë pagese, pay pall, pay send, skrill dhe të ngjashme”.

Siç vërehet në këtë dokument të policisë, sektori i pasurive të paluajtshme është shënuar edhe si i rrezikshëm, për shkak të zhvillimit intensiv të tij dhe gjenerimit të një sasie të madhe parash.

  • 1

    Radio