Aktuale Më shumë

Nesër nis puna për projektin më të madh infrastrukturor në Ulqin

Prej tvteuta12:38, 30 Mars 2023

Ceremonia me rastin e fillimit të punimeve në projektin e rindërtimit dhe ndërtimit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit do të mbahet të premten. Është një projekt zhvillimor i Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit në vlerë prej 20 milionë eurosh, i financuar nga KFW Banka.

Fillimi i ceremonisë është planifikuar për të premten, më 31 mars në orën 11:00 në Molen e Plazhës së Madhe.

Të pranishmëve do t’u drejtohen Kryeministri Dritan Abazoviq, Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, Shefja e Departamentit për Bashkëpunim të Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Yngve Engstorm, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Mal të Zi Peter Felten dhe drejtori i kompanisë “Jedinstvo” (kontraktor ), Sinisha Zoriq.

Pas ceremonisë, kryeministri dhe kryetari i Komunës do të japin deklarata për mediat.

 

  • 1

    Radio