Sociale Më shumë

Agjërimi në Ulqin më shumë sot apo dikur?

Prej tvteuta10:24, 29 Mars 2023

Muaji i shenjtë i Ramazanit çdo vit sjell një frymë të re e harmonie në të gjithë qytetin, Ashtu ishte gjithmonë në Ulqin edhe në kohët e vjetra, ku fillonin të bëhëshin gati një muaj para .
Këto parapërgatitje janë një pasqyrë se populli musliman Ulqinak shfaqte pëlqim, mirëpritje, admirim, vlerësim dhe kujdes të posaçëm për këtë muaj madhështor.
Sa i përket shtëpisë laheshin rrobat në përgjithësi duke filluar nga kostumet, hekurosej deri në gjënë më të vogël, fërkoheshin dërrasat e shtëpive, pastronin me përpikëri shtëpitë, pazari blihej me shumicë për gjithë muajin e Ramazanit,
Sot për ti pyetur se sa Ulqinakët janë të përfshirë në frymën e Ramazanit, pyetëm disa qytetarë.
Ata e mendojnë se pothuajse 70% e Ulqinakëve e agjërojnë këtë muaj, dhe thonë se ndër vite në Ulqin ka ekzistuar dëshira e agjërimit. Ata thonë se përpara agjerimi ishte shumë më i vështirë, nga vetë fakti se punët ishin më të lodhshme, por edhe nuk kishin sa duhet, në dallim me sot që tryezat janë më të bollshme. Diçka që ata i befason, është rinia e cila nuk heziton të agjërojë dhe të shkojë të falë teravitë.
Por sidoqoftë janë të rinj apo të moshuar kanë apo nuk kanë mundësi , në Ulqin Ramazani ishte dhe do vazhdojë përveç një rituali fetar të mbes edhe traditë.

  • 1

    Radio