Axhiq: Plani është që të regjistrohen të rinjtë që janë të prirur ndaj dhunës
Prej tvteuta07:53, 15 Mars 2023
Nga shkolla e deri te policia, të gjithë duhet të përfshihen në luftën kundër dhunës mes fëmijëve. Por përveç institucioneve, çelësi është edhe familja, tha njeriu i parë i MPB-së, Filip Axhiq, pas seancës konstituive të Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve.
“Duhet ta thyejmë diku atë stigmë që i referohet edhe konsultimeve me ekspertë, që nuk ka qenë praktikë deri më tani në Mal të Zi. Prandaj, ne fillojmë nga familja, që këto probleme t’i zgjidhim brenda vetë familjes, por patjetër duhet të përfshihen shkollat, institucionet sociale dhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë”, tha Axhiq.
Të gjithë ata individualisht nuk mund ta zgjidhin problemin, prandaj është e nevojshme një përpjekje e përbashkët, thotë Axhiq.