“Nuk duhet të lëmë një fëmijë tjetër të lëndohet”
Prej tvteuta14:32, 11 Mars 2023
Në protestën e organizuar nga Shoqata “Prindërit”, e cila u mbajt në Podgoricë, u tha se nuk duhet të lejohet të vuajë edhe një fëmijë, dhe se duhen veprime të vendosura nga autoritetet, si dhe përgjegjësia e familjeve dhe institucioneve.
Në takim u tha se është e nevojshme të sigurohet siguria e fëmijëve në shkollat në rrugë, por të vendosen dënime më të rrepta për dhunuesit dhe të sigurohet mbikëqyrja e tyre. Ata po ashtu kërkojnë masa shtesë edukative, veprime vendimtare nga autoritetet kompetente dhe përgjegjësi të institucioneve
Kryetarja e Shoqatës “Prindërit”, Kristina Mihailoviq, tha se është ora e fundit për të thënë me zë të lartë – “ndal dhunës ndaj fëmijëve”.
“Përleshje të organizuara, drogë, mungesë interesi nga institucionet dhe familjet, pedofilë në liri, vetëvrasje për shkak të dhunës. Kërkojmë përgjegjësinë e familjeve dhe institucioneve. Nuk duhet të lejojmë që një fëmijë tjetër të vuajë”, tha Mihailloviq.
Në protestë morën pjesë kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i Brendshëm Filip Axhiq.
Synimi i protestës është të dërgojë një mesazh se dhuna duhet të ndalet, e cila duket se është bërë e përditshme dhe, më e rrezikshmja, sjellje e pranueshme për të cilën nuk ka përgjegjësi edhe kur përsëritet.
“Arsyeja e tubimit janë incidentet e fundit të dhunës në të cilat viktima janë të mitur, por edhe autorë, të cilat janë vetëm tregues i nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë dhe dhunës së përhapur te fëmijët dhe të rinjtë”, thonë nga Shoqata e Prindërve.