Aktuale Më shumë

Për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të dheut, deri të hënën ndalohet qarkullimi në pjesën e rrugës Kosova në Pinjesh.

Prej tvteuta14:21, 11 Mars 2023

Njoftojmë qytetarët e komunës së Ulqinit se një pjesë e rrugës së Kosovës në Pinjesh do të jetë e mbyllur për qarkullim për një periudhë të caktuar kohore për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut. Rreziku është paraqitur si pasojë i reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së pafavorshme meteorologjike në ditët e kaluara, të cilat e kanë përkeqësuar edhe më shumë gjendjen. Ndalimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga e premtja, më 10 mars deri të hënën, më 13 mars, kur do të bëhet analiza e situatës dhe do të përcaktohen masat e nevojshme për sanimin e rrëshqitjes.Ndalimi i qarkullimit për të gjitha kategoritë e automjeteve mund të zgjatet edhe pas kësaj date.
Lokacioni i përmendur është problematik nga aspekti i rrëshqitjes së dheut që është shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Rrëshqitja e fundit e madhe e dheut ka ndodhur në janar të vitit 2021, kur ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Më pas është bërë sanimi i rrëshqitjes, por situata në terren tregon se mundësia që ajo të rifillojë është shumë e madhe.

  • 1

    Radio