Aktuale Më shumë

Ushqim i sigurt, kontrollet e forcuara për shkak të rrezikut të krimbave shirit

Prej tvteuta07:49, 9 Mars 2023

Ushqimi në tregun malazez është i sigurt për përdorim, i plotëson parametrat e cilësisë të përcaktuara me rregullore, por kontrolli është forcuar për shkak të shfaqjes së hershme të krimbave shirit në thertore të caktuara në Komunën e Plavës, tha drejtori i Drejtorisë për Siguri Ushqimore , për Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare, Vladimir Gjakoviq.

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, inspektorët veterinar gjetën cisticercus në Plavë – një sëmundje e rrezikshme parazitare në 23 krerë dele dhe bagëti dhe Gjakoviqi thekson se kjo situatë ka ndodhur përsëri, por në një masë më të vogël. Punonjësit e Administratës kanë reaguar me kohë, tha ai.

Ushqimet e rrezikshme, si mishi, vezët dhe produktet e qumështit, kontrollohen shtesë.

  • 1

    Radio