Aktuale Më shumë

Protesta e punonjësve të drejtësisë, duke kërkuar siguri

Prej tvteuta08:15, 6 Mars 2023

Punonjësit e institucioneve të drejtësisë do të organizojnë sot në orën 11:30 protestë para Gjykatës Themelore për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për pasigurinë e gjykatave ku ata punojnë.

Kryetari i Odës së Avokatëve Zdravko Begoviq tha se protesta është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për pasigurinë në gjykatat themelore në vend.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që nesër t’i bashkohen në protestën para Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Avokatët, prokurorët dhe të gjithë punonjësit e institucioneve të drejtësisë bëjnë thirrje për mbështetje për ngjarjet e dy ditëve më parë kur M.B. aktivizoi mjetin shpërthyes gjatë hyrjes në objektin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

  • 1

    Radio