Vizite speciale në qendrën ditore për fëmijë “Sirena”,
Prej tvteuta18:46, 3 Mars 2023
Këtë javë patëm një vizite speciale në qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta “Sirena”, me qellim që të njihemi nga afer me sfidat, peripecit, programin e rehabilitimit dhe vizionin e tyre.
Ftesës sonë iu përgjigj pozitivisht drejtoresha e qendrës znj.Salije Meqikukiq , e cila thyen heshtjen dhe është zëri i aftësive të veçanta në komunitetin tonë, nëpërmjet rritjes së aksesit tek informacioni dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme.
Ishte kënaqesi që rastisem dhe me kolegët tonë të cilët erdhën për argëtimin e fëmijëve nën shoqërinë e Xixit, ku i ndanë edhe dhuratat e mundësuara nga kompanija Kallaba.
Nganjëherë superheronj të vërtetë jetojnë në zemrat e fëmijëve të vegjël që luftojnë beteja të mëdha.
Më shumë rreth kësaj në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Premtën në orën 20:30