Aktuale Më shumë

Kovaçeviq: “Ngrohja në shkollë bëhet me kondicionerë, nuk kemi alternativë tjetër”

Prej tvteuta15:24, 3 Mars 2023

Temperaturat e ulëta dhe nën zero që kanë karakterizuar stinën e dimrit edhe në vendin tonë kanë nxjerrë na pah mungesën e ngrohjes për një periudhë në Gjimnazin Publik “Vëllazërim Bashkim”.

Disa nxënës në mënyrë anonime kanë ngritur këtë shqetësimin për këtë çështje pranë redaksisë së Televizionit Teuta.

Drejtoresha e Gjimnazit Publik “Vëllazërim Bashkim” Ardita Kovaçeviq u shpreh se: “ngrohja në këtë institucion arsimor bëhet me kondicionerë, për dallim nga disa shkolla të tjera në Mal të Zi që kanë sistemin e ngrohjes qëndrore. Duke u nisuar nga ajo se disa nga kondicionerët janë të vjetruar ka ardhur deri tek disa probleme tekinike në të cilat është bërë ndërhyrje e mënjëhershme. Aktualisht ngrohjet funksionojnë në të gjitha kabinetet”

 “Ne kemi pasur një plan, kemi bërë disa kërkesa dhe disa hapa që të shfrytëzojmë energjinë diellore përmes paneleve solare, por ky projekt ka një kosto shumë të lartë të cilën momentalisht nuk mund ta realizojmë”, u shpreh drejtoresha Kovaçeviq.

 “Faturat e energjisë elektrike i paguan Ministria e Arsimit, deri më tani nuk është se kemi borxhe. Ndërsa vlen të ceket edhe ajo se në shkollë nuk kemi pasur ndërprerje të energjisë elektrike”, shton Kovaçeviq.

 

Ndërsa sot nga ana tjeterë nxënësit e pyetur për mikrofonin e Televizionit shprehen se nuk kanë problem me ngrohjen, dhe se në ambientet e shkollës nuk e kanë ndjerë të ftohtin.

“Sa i përket kësaj situate mund të them se nxemja në shkollë ka qënë mjaft e mirë, posaçërisht në kabinetin tonë kondicionerët punojnë”, shprehet nxënësja Elizabeta Dedaj.

“Mirë ka qënë, kondicionerët kanë punuar, ka qënë ngrohtë, nuk kemi pasur ndonjë shqetësim në asnjë periudhë”, shprehet nxënësi Musa Llunji.

“Ngrohje në shkollë dhe në klasa kemi pasur, klasa ka qënë shumë e nxehtë nuk kemi pasur kurrfarë problemi”, shprehet nxënësi Rifat Llazorja.

 

“Ngrohja gjatë gjithë periudhës së dimrit nuk ka pasur ndonjë problem, në të gjitha kabinetët ka kondicionerë dhe të gjitha punojnë”, shprehet nxënësja Laura Maroviq.

  • 1

    Radio