Aktuale Më shumë

Një zyrtar publik nuk mund të pranojë dhuratë mbi 50 euro

Prej tvteuta07:53, 3 Mars 2023

Nëse zyrtarët publikë nuk janë të sigurt nëse vlera e një dhurate jo-protokolare është më shumë se 50 euro, atëherë ata as nuk duhet ta pranojnë atë dhuratë, është një nga propozimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës Dr. Valts Kalnish dhe Dr. Jure Shkrbec. Këtë e kanë shkruar në Analizën e pjesëve të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit që rregullojnë konfliktet e interesit, kufizimet dhe raportet për të ardhurat dhe pasurinë, dhuratat, donacionet dhe sponsorizimet.

Në atë dokument, në të cilin ka pasur qasje Portali RTCG dhe për të cilin do të diskutohet në seancën e sotme të grupit punues parlamentar për hartimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit, shkruhet se është e nevojshme ngritja e vetëdijes të zyrtarëve publikë se dhuratat nuk janë vetëm sende materiale por edhe shërbime të ofruara si pjesë e mikpritjes.

Gjithashtu, nuk duhet praktikuar as mikpritja e tepruar, ndaj ekspertët këshillojnë të krijohet një standard kur merret parasysh kjo çështje. Duke folur për sponsorizimet dhe donacionet, ekspertët theksojnë se duhet të jepen udhëzime me kritere për të përcaktuar se kur një sponsorizim apo donacion ndikon apo mund të ndikojë në ligjshmërinë, objektivitetin dhe paanshmërinë e punës së organit.

  • 1

    Radio