Aktuale Më shumë

Incidenti në kufi: Dëgjohen policët. Shqekiq: Më vjen keq për rastin. Shtetasi shqiptar injoroi urdhërat

Prej tvteuta18:33, 23 Shkurt 2023

Sot në ambientet e Prokurorisë së Ulqinit janë marrë në pyetje policët kufitar Dragan Shqekiq dhe Nikolla Boljeviq, lidhur me incidentin e ndodhur në kalimin kufitar Sukubinë Muriqa, në të cili u dhunua fizikisht një shtetas shqiptar.

Shqekiq tha në seancën dëgjimore tha se i vjen keq për incidentin e ndodhur, duke sqaruar se reagimi i tij erdhi për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave nga shtetasi shqiptar. Sipas informacioneve të “Vijesti”, Shqekiq dhe kolegu i tij, Nikolla Boljeviq, pas dëgjimit në Prokurorinë e Ulqinit, janë lënë  që në procedim të mëtejshëm të mbrohen nga liria. Gjatë seancës, para ndërtesës së Prokurorisë ishin mbledhur me dhjetëra kolegë në mbështetje të tyre.

  • 1

    Radio