Aktuale Më shumë

Ndërtimi i kopshtit në Ulqin: Tenderi për projekt pritet javën e ardhëshme

Prej tvteuta18:27, 23 Shkurt 2023

Mali i Zi përmes Ministrisë së Arsimit ka nisur një iniciativë për realizimin e investimit të quajtur “Infrastruktura parashkollore në Mal të Zi – 2”. Me këtë ajo ka kërkuar kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës për financimin e shpenzimeve të nevojshme dhe marrëveshja financiare është nënshkruar në vitin 2019.

Ministria e Arsimit ka nominuar si projekte prioritare kopshtet në Tivar dhe Ulqin, të cilët janë planifikuar përmes Marrëveshjes së  Huazimit, të nënshkruar ndërmjet Shtetit të Malit të Zi dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, më 6 janar 2014 (CEB 1). . Në seancën e Qeverisë së 22 shtatorit 2022 është miratuar propozimi i Ministrisë së Arsimit që objektet në Tivar dhe Ulqin të përfshihen si prioritete.

Ndërkohë, në pritje të miratimit të Bankës Qendrore të Këshillit të Evropës në lidhje me prioritetet e përcaktuara, Komiteti i Projektit për zbatimin e kontratës me këtë bankë mori një vendim në seancën e dytë të javës së kaluar për t’i dërguar një kërkesë Drejtorisë për projekte kapitale të shpallë tenderin për mbledhjen e projektuesve për përgatitjen e projektit kryesor të ndërtimit të çerdheve në Tivar dhe Ulqin. Nga ministria thonë se presin që javën e ardhshme të shpallen tenderët për projektet kryesore të këtyre kopshteve.

  • 1

    Radio