Aktuale Më shumë

Arrestohen policët e dyshuar për dhunën ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prej tvteuta17:06, 22 Shkurt 2023

Prokuroria e Ulqinit ka urdhëruar policinë që të arrestojë kolegët Nemanja Boljeviq dhe një tjetër me inicialet D.SH. të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin – Muriqan, kur u keqtrajtua shtetasi shqiptar Petraq Milo.

Eprorët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare “Jug” kanë marrë deklaratat nga punonjësit e kësaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të bëhet e ditur se çfarë sanksionesh do të merren ndaj punonjësve të policisë. Komisioni i Etikës në MPB ka njoftuar se me këtë rast në seancën e 20 shkurtit ka marrë qëndrim që për të të deklarohen pas përfundimit të procedurës para Kontrollit të brendshëm.

  • 1

    Radio