Aktuale Më shumë

Axhiq: Për ngjarjen në kufi do të vendoset pasi të kryhen procedurat

Prej tvteuta17:03, 22 Shkurt 2023

Komisioni i Etikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) pas përfundimit të procedurës para kontrollit të brendshëm do të dalë me një deklaratë për video inçizimin, ku shihet një punonjës  i Sektorit të Policisë Kufitare duke ushtruar forcë fizike ndaj një shtetasi shqiptar. Komisioni i Etikës bëri të ditur se videoja e asaj ngjarjeje doli në media më 17 janar dhe se në të njëjtën ditë kryetari i atij organi u dërgoi anëtarëve një iniciativë për të vlerësuar etikën e veprimeve të punonjësve të policisë së Sektorit të Policisë Kufitare.

Thuhet se mbledhja e parë e Komisionit të Etikës pas asaj iniciative është mbajtur më 23 janar dhe se anëtarët kanë analizuar video e publikuar. Siç thanë ata, për të kuptuar të gjitha rrethanat, Komisioni i Etikës kërkoi nga Sektori i Policisë Kufitare plotësimin e dokumentacionit. Theksohet se Sektori i Policisë Kufitare shkresat e lëndës, të cilat janë formuar në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë, i ka dorëzuar në mënyrë të rregullt tek Komisionit të Etikës, i cili i ka marrë në shqyrtim në seancën e datës 20 shkurt. “Duke pasur parasysh se edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Policisë ka iniciuar procedurën në përputhje me kompetencat e veta, Komisioni i Etikës në seancën e 20 shkurtit ka marrë qëndrim që për këtë rast të deklarohen pas përfundimit të procedurave nga ana e Kontrollit të brendshëm”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Etikës.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha ngjarja ka ndodhur më 15 janar dhe se është aktualizuar për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. “Ajo që më befason është se disa qytetarë duan që ne të punojmë jashtë ligjit, të largojmë disa njerëz nga shërbimi në kundërshtim me regullat”, tha Axhiq, duke shtuar se ka shumë zyrtarë që nuk dëshiron t’i shohë në ato pozita. Ai shtoi se nuk ka mundësi ligjore që disa zyrtarë të largohen nga shërbimi para se të kryhen të gjitha procedurat.

“Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kontrolli i brendshëm dhe Komisioni i Etikës kanë ndërmarrë aktivitetet e tyre, presim që nëse ka elemente, të dërgojnë propozimin për suspendim”, tha Axhiq. Ai shtoi se askush nuk pyet për rethanat që çuan në incident dhe mosrespektimin e urdhrave policore nga personi në video. “Dhuna nuk është zgjidheje, por urdhërat e policisë duhet të respektohen”, tha Axhiq.

 

  • 1

    Radio