Aktuale Më shumë

Tre të rinj humbin jetën në aksident. Dy ditë zie në Rozhajë

Prej tvteuta16:43, 18 Shkurt 2023

Tre gjashtëmbëdhjetë vjeçarë nga komuna e Rozhajës, A.M., S.M. dhe I.D kanë humbur jetën në një aksident rrugor natën e kaluar në rrugën Rozhajë – Baq. Nga Drejtoria e Policisë kanë njoftuar se në automjet ndodhej edhe një person i katërt, moshës së njëjtë, i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Pas aksidentit, i cili ka ndodhur reth orës 22.30, ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, ku mjekët po luftojnë për ti shpëtuar jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me katër të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum. Për shkak të kësa tragjedie, , datat 18 dhe 19 shkurt janë shpallur ditë zie në Rozhajë. Ky vendim është sjellur nga kryetari i Komunës, Rahman Husoviq.

  • 1

    Radio