Aktuale Më shumë

MMR vaksina duhet të përfshijë të gjithë fëmijët

Prej tvteuta07:36, 14 Shkurt 2023

Në Mal të Zi, në muajin e fundit, rreth katër mijë fëmijë morën vaksinën MMR, por përfshirja është ende jashtëzakonisht i ulët dhe regjistrimi i rasteve të para të lisë është pothuajse i pashmangshëm, u vlerësua në mbledhjen e Këshillit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ky organ parlamentar ka zhvilluar seancën kontrolluese me temën, “Vaksinimi i fëmijëve me vaksinën MMR”. Epidemiologu Adis Martinoviq, duke paraqitur të dhënat, tha se për fëmijët e lindur nga viti 2010 deri në vitin 2021, vaksinimi me dozën së parë dhe të dytë të vaksinës MMR ishte më i ulëti në moshën parashkollore. Siç tha ai, në këtë segment suksesin më të mirë e kanë arritur me fushatën për vaksinim me MMR. Ai tha se Podgorica, Budva, Tivari dhe Berana kanë arritur rezultate të rëndësishme në tre deri në katër javët e fundit. Martinoviq tha se aktualisht janë 14.700 parashkollorë të pavaksinuar dhe se deri para një muaji ishin 18.000.

  • 1

    Radio