Aktuale Më shumë

Zjarrfikësit malazezë nxorrën të gjallë një fëmijë tre vjeçar nga rrënojat në Turqi dhe 20 viktima

Prej tvteuta07:32, 13 Shkurt 2023

Anëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Podgoricës dhe pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Nikshiqit ndodhen për të dytën ditë në territorin e Turqisë në qytetin e Kahramanmaras, për të ndihmuar zonën e prekur nga tërmeti.

“Ekipi nga Nikshiqi ka kontrolluar terrenin së bashku me policinë dhe AFAD me makineri, në vendin ku janë rrafshuar me tokë tre objekte me gjithsej 450 banesa. Nga rrënojat janë nxjerrë rreth 20 viktima dhe një fëmijë trevjeçar, i cili ka mbijetuar”, njofton Komuna e Nikshiqit.

Komandanti i shërbimit të Nikshiqit, Slavko Tadiq, ka bërë të ditur se sot do të vazhdojnë kërkimet në të njëjtin lokacion.

“Të gjitha lavdërimet për heronjtë tanë, të cilët, siç thonë ata, po ecin mirë”, thonë nga Komuna e Nikshiqit.

Komandanti i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Podgoricës, Goran Jankoviq, ka thënë se zjarrfikësit nga Mali i Zi janë në gjendje të shkëlqyer dhe se kërkimi dhe nxjerrja e zjarrit është bërë për gati 12 orë sot.

  • 1

    Radio