Aktuale Më shumë

Shpëtimtarët malazezë u larguan nga Hataj, sot mbërrijnë në Podgoricë

Prej tvteuta07:41, 12 Shkurt 2023

Ekipi malazez i kërkim-shpëtimit u largua nga qyteti turk i Hatay dhe aktualisht është në rrugë për në Mal të Zi.

“Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e ekipit kanë punuar në Sektorin C në Hatay në vendin ku një person është kërkuar me kontroll teknik. Ekipi malazez, në kërkim të personit të zhdukur, ka punuar për të thyer muret dhe vendkalimet për qentë e kërkimit, pas së cilës kërkimi i mëtejshëm ka çuar tek personi fatkeqësisht i vdekur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ekipi malazez, kujtojmë, ditët e kaluara punoi në kushte shumë të vështira dhe me aktivitetet e tyre dy persona u shpëtuan nga rrënojat.

“Sipas njoftimeve, anëtarët e Ekipit do të fluturojnë nga Stambolli sot dhe do të zbresin në aeroportin e Podgoricës në ora 08:15”, thuhet në MPB.

  • 1

    Radio