Aktuale Më shumë

Mbyllet dega e çerdhes “Dallëndyshja” në Anë të Malit. Prindërit kërkojnë zgjidhje

Prej tvteuta19:16, 10 Shkurt 2023

Dega e çerdhes “Dallëndyshja” në Anë të Malit është e mbyllur. Kjo me urdhër të Ministrisë së Arsimit, me arsyetimin se ndërtesa nuk i plotëson kushtet. Prindërit nuk janë aspak të kënaqur me këtë vendim, dhe kërkojnë të merren masa që ndërtesa të rindërtohet. Ministria ka ndarë disa fonde, por të cilët duket se nuk janë të mjaftueshëm.

Albiona Gjeka, përfaqësuese e prindërve, thotë për TV Teuta se minitria ka ndarë njëherë 60.000 e pastaj edhe 20.000 euro shtesë për ndërtimin e objektit, por ato nuk mjaftojnë. Nga kontakti që ata kanë pasur me një sipërmarrës të ndërtimit, për objektin duhen deri në 130.000 euro.

Ata nuk janë as të kënaqur me kushtet në shkollën “Bedri Elezaga” ku janë transferuar fëmijët pas mbylljes së çerdhest. Ajo thotë se ato ambiente nuk janë parashikuar për fëmijët e vegjël e as sipas nevojave të çerdhes.

Prindërit janë të shqetësuar pasi dyshojnë se mbyllja më shumë është rezultat i mungesës së dëshirës për të investuar në arsimin në zonat ku jetojnë shqiptarët. Kjo sipas tyre mund të ndikojë edhe në vendimin përfundimtar që do të merret për çerdhen në fjalë. Çerdhe e cila jo shumë më parë, është shpallur ndër më të mirat në Mal të Zi.

  • 1

    Radio