Aktuale Më shumë

Rruga Katërkollë – Krajë në mëshirë të fatit

Prej tvteuta18:54, 10 Shkurt 2023

Në infrastrukturën rrugore të Ulqinit edhe kryhen investime sporadike. Jo gjithmonë në kohë dhe duke respektuar prioritetet, por nuk mund të thuhet se nuk ekzistojnë. Edhe në zonat periferike të qytetit ka pasur ndërhyrje, në shumicën e rasteve me  motive politike, por të paktën banorët kanë përfituar diçka. Por kur bëhet fjalë për rrugët rajonale,  përgjegjësinë për të cilat e ka Ministria e Investimeve Kapitale, situata është skandaloze. Këtë më së miri e dëshmon rruga që lidh Anën e Malit me Krajën, e cila në disa pjesë ngjan më shumë me rrugët e Avganistanit.

Ruga në fjalë përgjatë pothujase gjithë pjesës prej Brajshës deri në Krajë, është përplot me gropa të pa sanuara, ndërsa vetëm një pjesë nga Rashtisha deri në Kravar ka pësuar asfaltim të ri para disa viteve. Banorët që qarkullojnë në këtë rrugë kutphet që nuk janë të kënaqur me gjendjen, por nuk kanë shumë shpresa se ajo do të ndryshojë.

Florent Sella, banor i kësaj zone, thotë se shoferët ankohen për çdo ditë por nuk kanë  shpresa për rregullim të shpejtë. Problem thotë ai përbën edhe dalja e ujit në Brajshë, ndërsa sa i përket rrugës Krythë-Tivar kanë shpresa se mund të realizohet, por nuk kanë njohuri se kur mund të fillojnë punimet.

Në buxhetin e vitit të kaluar, u pranua amendamenti i deputetit Fatmir Gjeka për rindërtimin e rrugës që lidh Anën e Malit me Krajën, por investimi nuk u realizua. Asgjë më e mirë nuk pritet as në vitin aktual, çka do të thotë se rregullimi i saj, me siguri do të duhet të presë ditë më të mira.

  • 1

    Radio