Aktuale Më shumë

Anëtarët e ekipit të shpëtimit nga Mali i Zi janë mirë, do të qëndrojnë në Turqi sa të jetë e nevojshme

Prej tvteuta08:49, 10 Shkurt 2023

Të gjithë anëtarët e ekipit të shpëtimit nga Mali i Zi që po ndihmojnë në Turqi pas tërmetit shkatërrues janë mirë dhe të shëndetshëm, tha nënkryetari i ekipit, Vlladan Buriq. Shpëtimtarët tanë theksuan se situata është shumë e vështirë dhe se do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Të gjithë anëtarët e ekipit janë të shëndetshëm. Vazhdojmë me kërkimin e viktimave. Sot është dita e pestë që nga tërmeti dhe për fat të keq gjithnjë e më pak shpresojmë që të gjejmë të gjallë”, tha Buriq.

Ai tha se vazhdojnë të punojnë si ditën e parë me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar.

“Siç e shihni, qyteti është shkatërruar plotësisht. Të gjithë rreth ndërtesave natën pranë zjarrit, duke pritur informacione për shokët e shtëpisë. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata. Do të qëndrojmë sa të jetë e nevojshme”, tha zjarrfikësi dhe shpëtimtari nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Nikshiqit, Darko Zhizhiq.

  • 1

    Radio