Aktuale Më shumë

Ulqini solidarizohet me popullin turk. Bajraktari dhe Mavriq shkruhen në Librin e Ngushëllimeve

Prej tvteuta18:40, 9 Shkurt 2023

Kryetari i Komunës së Ulinit Omer Bajraktari dhe ai i Kuvendit, Ardian Mavriq, janë shkruar sot në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Turqisë në Podgoricë.
“Qytetarët e Ulqinit solidarizohen me Turqinë dhe popullin e saj në këtë periudhë të vështirë për ta. Ndihma jonë do të vazhdojë në forma të ndryshme.
Sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Ardian Mavriq, në Ambasaden e Turqisë, shkruam ne Librin e zisë me rastin e tërmeteve katastrofike që goditën këtë vend.”, thuhet në postimin e Bajratarit në rrjetet sociale.
“Sot kam qëndruar në Ambasadën e Turqisë në Podgoricë për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë, kurse Komuna e Ulqinit si dhe qytetarët e saj janë të gatshëm të ndihmojnë në këto momente të vështira.”- shkroi Mavriq në Facebook.

  • 1

    Radio