Aktuale Më shumë

Regjistrimi i popullsisë nga 1 deri më 15 nëntor

Prej tvteuta18:28, 9 Shkurt 2023

Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Propozimin e Rregullores për përcaktimin e periudhës së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave dhe momentin referues të regjistrimit, sipas të cilit i njëjti do të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor të vitit aktual.

Në fillim të seancës, kryeministri Ditan Abazoviq dhe ministrat mbajtën një minutë heshtje për mijëra të vdekur në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë. Periudha e lartpërmendur është në përputhje me rekomandimin e OKB-së, i cili parasheh që regjistrimi të mos bëhet në kohën e ngjarjeve të mëdha politike, tha ministri i financave Aleksandar Damjanoviq.

Ministri i shëndetësisë Dragosllav Shqekiq tha se kjo ngjarje është diçka me rëndësi të madhe për Qeverinë dhe për mbarë vendin. “Kjo është ajo që ne si qeveri e kemi vënë si prioritet kur hymë në këtë marrëveshje dhe do të thotë shumë për mundësitë e ardhshme në Mal të Zi”, theksoi Shqekiq. Regjistrimi i popullsisë duhej të mbahej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë.

  • 1

    Radio