Aktuale Më shumë

Salaj: Ulqini gjindet në një zonë me rrezikshmëri të lartë sizmike (Video)

Prej tvteuta11:37, 9 Shkurt 2023

Termeti në Turqi na solli në vëmendje edhe njëherë forcën shkatërruese të natyrës dhe rëndësinë e sigurisë së ndërtimeve në zonat sizmike, siç ka dëshmu edhe termeti i vitit 1979 në Mal të Zi, apo ai i 2019 në Shqipëri, ose ky Ii fundit në Turqi dhe Siri. Përmasat e tragjedisë e shkaktuara prej termeteve janë të lidhura ngusht me standardet e ndërtimeve. Sa respektohen standardet e ndërtimit dhe a kemi një ligj të mirëfilltë, por dhe a janë të sigurta ndërtimet në Ulqin nga termeti e kemi diskutuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Tv Teuta me inxhinjerin e ndërtimtarisë Driton Salaj i cili tha që Ulqini dhe i gjithë bregdeti i Malit të Zi gjindet në zonë të rrezikshmërisë së lartë sizmike. Standardet e ndërtimit të cilat praktikohen në Mal të Zi janë Jugosllavene, por që viteve të fundit ka filluar me aplikimin e normave europiane të projektimit, por vendit tonë i mungon një standard i veçantë i ndërtimit me ligj të vet, thotë Salaj. Ai shton se Mali i Zi duhet të ketë një standard të vetin për arsye se secili vend ka ndryshimet e veta, toka ka karakteristika tjera të cilat ndikojnë në termet.

Ulqinit i mungojnë planet urbanistike dhe si pasojë e kësaj nuk ka kontrolle në ato lagje dhe ndërtimet janë të shpeshta, thotë Salaj.

  • 1

    Radio