Aktuale Më shumë

Murati: Termeti i fundit më i forti në vitet e fundit

Prej tvteuta12:34, 8 Shkurt 2023

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri çdo moment vjen e rritet, gjithashtu edhe të lënduarve, por më shqetësuese është që shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.  Situata në Turqi nuk është shqetësuese, edhe qytetet të cilat nuk janë të prekura emocionalisht janë të prekur. Arbnor Murati, magjistër i farmacisë i cili jeton dhe vepron në Stambollë për emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” thotë që termeti i ditës së hëne është ndër termetet më të forta në vitet e kaluara.

“Republika e Turqisë është duke e menaxhuar situatën mirë, i gjithë shteti është mobilizuar në mënyrë që të shpëtohen sa më tepër jetë njerëzish. Ndihmat të cilat vijnë nga vendet tjera janë më se të nevojshme” thotë Murati.

  • 1

    Radio