Aktuale Më shumë

Hajdari: Shqetësuese situata në Turqi

Prej tvteuta11:30, 7 Shkurt 2023

Termeti i ditës së hëne në Turqi ka marrë me mijëra jetë njerëzish dhe ka krijuar dëme të mëdha materiale. Në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk ka nga Mali i Zi, por që një numër i madh i tyre gjindet atje. Në lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” të Tv Teuta folëm me mjekun Valdrin Hajdari i cili ishte për pushime në Izmir, pjesë kjo e cila nuk është prekur nga termeti. Ai flet për situatën e rënduar në Turqi, për gjendjen e rënduar emocionale të të gjithë turqëve dhe shqetësimin se nuk kanë mundësi si të ndihmojnë për momentin. Hajdari shton që do të qëndroj atje edhe për një periudhë në mënyrë që nëse duhet ndihmë mjeksore të jetë i gatshëm tu gjindet pranë.

Turqia ka shpallur 7 ditë zie në të gjithë vendin.

  • 1

    Radio