Aktuale Më shumë

Era e fortë shkaktoi dëme të konsiderueshme

Prej tvteuta16:55, 5 Shkurt 2023

Mali i Zi mbrëmë ishte nën goditjet e erërave të forta, që shkaktuan jo pak dëme në disa nga qytetet e vendit, kryesisht në bregdet. Ulqini kalo më së miri sa u përket dëmeve, por mbeti pa energji elektrike nga ora 18.00 deri pak pas orës 23.00. Shkaku i kësaj ishte dëmi në larpërçuesin Ulqin-Mozhur, i cili nuk mund të menjanohej në afat të shkurtër.

Në qytetet e e tjera kishte furnizim me energji, por pati dëme në ndërtesa, ndërsa pemët e rrëzuara nga era dëmtuan edhe një numër të automjeteve. Mbrëmë në Budva, era hoqi çatinë e shkollës së mesme “Danilo Kish”, përmbysi një kamion, theu pemë, ndërsa anija “Hope”  e gjatë 12 metra u fundos në marinën e qytetit.

Pjesa e rrugës që lidh këtë qytet me Kotorrin ishte e bllokuar për shkakt të rrëzimit të një objekti. Në Tivat, një pjesë e mbulesës së çatisë në anën perëndimore të sallës sportive Zhupa u dëmtua nga era. Gjithashtu u rrëzuan disa pemë, njëra prej të cilave në qendër të qytetit dëmtoi lehtë dy automjete.

Stuhi pati edhe në Herceg Novi, e cila po ashtu rrëzoi pemët, ndrësa një pjesë e qytetit mbeti pa energji elektrike. Nga CEDIS kanë njoftuar se për shkak të erërave të forta, probleme në furnizim me energji mund të ketë edhe gjatë ditës së sotme, prandaj apelojnë tek qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim.

  • 1

    Radio