Aktuale Më shumë

KF Akademija mbyll me fitore pjesën e parë të sezonit

Prej tvteuta19:22, 3 Dhjetor 2022

Sot KF Akademija nga Ulqini u përball me KF Partizan nga Tivari, lojë e cila ishte e fundit e pjesës së parë në ligën e rajonit jugor. Klubi i Futbollit Akademija arriti të fitojë me rezultat 3-1, ku me tre pikëshin e fituar sot, skuadra nga Ulqini arrin të rënditet në vend të tretë të kësaj lige me 19 pikë.

Golashënuesit e lojës së sotme ishin Mexhid Kurti ku arriti të shënojë dy gola dhe Gabrijel Rudoviq me 1 gol.

Duhet cekur se klubi i futbollit Akademija merr pjesë këtë vit për herë të parë në ligën e rajonit jugor ku në përgjithësi nga 11 lojë të luajtura arriten te ndahen me 6 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim.

  • 1

    Radio