Shitja e duhanit të ndalohet në tregje dhe internet
Prej tvteuta18:30, 30 Nëntor 2022
Për të reduktuar disponueshmërinë e produkteve të duhanit për të miturit, amendamentet në Ligjin e ri për produktet e duhanit parashikojnë ndalimin e shitjes së tyre në tregje dhe përmes internetit.
Në raportin për shqyrtimin publik të draftit për ligjin në fjalë, të publikuar nga Qeveria e Malit të Zi dhe të nënshkruar nga ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, thuhet se një nga masat e rëndësishme për uljen e disponueshmërisë së produkteve të duhanit për të miturit, është ndalimi i shitjes nëpërmjet të gjitha formave.
Në dokument thuhet gjithashtu se Ligji për Duhanin rregullon prodhimin, përpunimin dhe shitjen e duhanit dhe produkteve të tij, çka do të thotë se ekziston mundësia e rregullimit të disponueshmërisë së produkteve të duhanit përmes këtij ligji, jo vetëm Ligjit për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit.