Aktuale Më shumë

Abazoviq takohet me Porfirije: Nënshkrimi i marrëveshjes në Mal të Zi

Prej tvteuta16:11, 30 Qershor 2022

Në Patriarkanën e Beogradit sot është mbajtur takimi mes kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije.  Në takim morën pjesë edhe ministri i financave, Aleksandar Damjanoviq dhe këshilltari i kryeministrit për çështje juridike, Ivo Shoq.

Patriarku Porfirije, pas takimit me Abazoviq tha se është arritur një marrëveshje në parim për Marrëveshjen Themelore dhe se teksti i dakorduar në Qeverinë e Malit të Zi duhet të kalojë në Sinod dhe të konfirmohet.

“Duke u nisur nga fakti që kisha është e ndarë nga shteti, kisha jonë kudo që ka juridiksionin e saj, respekton absolutisht çdo shtet dhe ligjet e tij”, tha Porfirije. Ai theksoi se kur të përfundojë gjithçka për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore, kjo do të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Kryeministri Abazoviq njoftoi se procedurat në nivel të grupeve punuese janë kryer. “Marrëveshja do të shkojë në Komisionin për Sistemin Politik dhe më pas në Qeveri dhe pres që së shpejti kjo çështje të futet në rend dite në atë mënyrë që të tregojë respekt për Kishën Ortodokse Serbe dhe shtetin e Malit të Zi”, tha. Abazoviq.  Ai tha gjithashtu se marrëveshja do të nënshkruhet në Mal të Zi, dhe se për këtë nuk ka nevojë të ketë nxitim.

  • 1

    Radio