Aktuale Më shumë

Kriporja nga tetori do të jetë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

Prej tvteuta16:31, 29 Qershor 2022

Në takimin e sotëm në Komunën e Ulqinit, është marrë vendim që modeli i menaxhimit të parkut natyror “Kriporja e Ulqinit” të jetë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që duhet të formohet deri në fund të tetorit të këtij viti. Ky vendim unanim është miratuar në mbledhjen e sotme, ku morën pjesë: Ambasadori i Republikës së Gjermanisë, Robert Weber me bashkëpunëtorët, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë për Natyrë, Tamara Brajoviq, kryetari i Komunës Omer Bajraktari,  përfaqësues të “Parqeve nacionale” dhe organiatave joqeveritare.

U propozua që bashkëthemelues të kësaj shoqërie të jenë Qeveria e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit.

Në takim u ngritën pyetje për përgjegjësitë dhe detyrat e menaxherit, rolin e sektorit joqeveritar në menaxhimin e këtij parku natyror, si dhe qëndrimin e administratorit të falimentimit ndaj strukturës së ardhshme drejtuese. Lidhur me këtë, u miratua konkluzioni që në kuadër të strukturës drejtuese të formohet një organ i cili do të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe organizatave të pranishme, si dhe të përcaktohen kriteret për zgjedhjen e drejtorit të shoqërisë. Gjithashtu, sektori joqeveritar theksoi se kriteri bazë në zgjedhjen e drejtorit të ardhshëm duhet të jetë ekspertiza dhe profesionalizmi, e jo përkatësia politike. Administruesi i falimentimit, Zharko Ostojiq, konfirmoi se është i hapur për bashkëpunim dhe se mbështet procesin e formimit të shoqërisë.

Menaxhimin e këtij parku natyror deri në forimin e strukturës menaxhuese, do ta kryejnë ashtu si edhe deri tani ndërmarrja “Parqet nacionale”.

  • 1

    Radio