Covid 19 në Mal të Zi: 167 raste, numri i rasteve aktive mbi 1 mijë
Prej tvteuta15:56, 26 Qershor 2022
Në 24 orët e fundit të Mal të Zi janë regjistruar 167 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk ka pasur.
Numri më i madh i infeksioneve ishte në Podgoricë 61, Tivar 24, Budva 18, ndërsa në Ulqin u regjistruan 6 infeksione të reja.
Gjatë kësaj kohe u shëruan 71 persona, ndërsa rastet aktive janë 1038 prej të cilëve 39 në Komunën e Ulqinit.