Aktuale Më shumë

Stephen Curry pas fitoi tillin dhe u shpall MVP: Gjithmonë kam besuar se do të ishim përsëri kampionë të NBA

Prej tvteuta16:08, 18 Qershor 2022

Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, komentoi fitimin e unazës së tij të katërt të NBA, duke thënë se ai gjithmonë ka besuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës mund të bëheshin sërish kampionë të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Ai fillimisht iu përgjigj pyetjes për çmimin e parë MVP në finale, duke thënë se nuk i interesonte shumë, por sigurisht që ishte një ndjenjë e veçantë.

Ai më tej tha se gjithmonë ka besuar se Golden State mund të bëhet edhe një herë kampion i NBA, pasi ka fituar tre tituj në periudhën 2015-2018.

“Gjithçka ka ndodhur në tre vitet e fundit, nga dëmtimet deri te ndryshimi i ekipit… Ne gjithmonë kemi besuar se mund të ktheheshim dhe të fitonim një unazë të re”, ka thënë Curry.

Kjo është hera e parë që Curry fiton titullin më të rëndësishëm individual në play-off.

  • 1

    Radio