Aktuale Më shumë

Nga nesër fillon pagesa e pensioneve të majit

Prej tvteuta13:21, 16 Qershor 2022

Nga nesër do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin maj 2022, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi (PIO).

Pensioni mesatar për muajin maj, siç thanë ata, është 328,60 euro, ndërsa mjetet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor janë 37,90 milionë euro.

“Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, Fondi ka harmonizuar pensionet dhe të drejtat e tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor që nga 1 maji 2022 për 8,15 për qind, në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me ligj”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio