Aktuale Më shumë

Shri Lanka: Protestuesit sulmojnë kryeministrinë

Prej tvteuta10:12, 10 Maj 2022

Protestuesit në Sri Lankë kanë djegur disa shtëpi që i takojnë liderëve të vendit, raporton BBC. Dhuna të hënën mbrëma i ka vënë kapak një dite me trazira gjatë të cilës kryeministri i Sri Lankës, Mahinda Rajapaksa, dha dorëheqje pas protestave masive për mënyrën se si Qeveria e menaxhoi krizën ekonomike.

Por dorëheqja nuk qetësoi protestuesit, që tentuan të futeshin në rezidencën e kryeministrit derisa ai ishte ende aty. Shtatë persona kanë vdekur e më tepër se 190 janë lënduar që nga protestat e të hënës. Shumë protestues ende po bëjnë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i ish kryeministrit, po ashtu të jap dorëheqje.

  • 1

    Radio