Aktuale Më shumë

Forcat ruse hyjnë në Kherson

Prej tvteuta10:45, 3 Mars 2022

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin strategjik në jug të Ukrainës, Kherson. Këtë kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas, raporton “NYT”. Khersoni është bërë qyteti i parë i madh ukrainas që ka rënën nën kontroll të forcave ruse, që kur nisi pushtimi të enjten e kaluar.

Kryebashkiaku i Khersonit, Igor Kolykhaev, ka konfirmuar se Khersoni është pushtuar. Dyshohet se afro 300 persona, civilë dhe forca territoriale të mbrojtjes, janë vrarë nga sulmet në Kherson. Pasi që forcat ruse kanë përdorur armë të kalibrit të rëndë, shumë trupa është vështirë të identifikohen, ka thënë kryebashkiaku.

  • 1

    Radio